Anketa e IHPSh-së për rejtingjet e partive: VMRO - 19,7%, LSDM - 12.9%, BDI - 6% dhe ASh - 2.9%

16.12.2022 20:02

Në anketën e fundit të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike....

Në anketën e fundit të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike, IPIS, për rejtingjet e subjekteve politike, në pyetjen se për cilin subjekt politik do të votojnë qytetarët nëse javën e ardhshme do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare,  17.9 % e qytetarëve të anketuar kanë dhënë mbështetje për VMRO-DPMNE-së kundrejt LSDM-së për të cilën mbështetje kanë dhënë 12.9% e qytetarëve.

Anketa tregon se në bllokun politik shqiptar mbështetje më të madhe gëzon BDI  me rejting prej 6%, ndërsa për ASh do të votonin 2.9% e qytetarëve.

Për partinë Besa  do të votonin 2.2% e të anketuarve, Alternativa gëzon mbështetje prej 0.9%. Ndërsa, për partinë e Majta do të votonin 3.9% e të anketuarve.

Një e katërta e qytetarëve të anketuar kanë thënë se nuk do të votojnë për asnjë parti politike, thuhet në anketën e realizuar nga IPIS.

Në mesin e politikanëve besueshmëri më të madhe gëzon  kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me mbështetje prej 13 për qind, për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin  mbështetja  është 6.2 për qind, ndërsa  kryeministri Dimitar Kovaçevski  ka besueshmëri prej 5.2 për qind. Presidenti Pendarovski ka mbështetje prej 2.6 për qind.

Sipas anketës së IPIS, 47.2 për qind e qytetarëve nuk besojnë te asnjë politikan.

Qytetarët nuk kanë besim as tek gjyqësori. Arritja e ekipit për sanksione dhe luftën kundër korrupsionit në RMV, për gjysmën e të anketuarve është një sinjal për pushtetin se ka dështuar në planin e drejtësisë. 20.3 % e të anketuarve kanë thënë se kjo është mbështetje ndaj përpjekjeve të pushtetit për të luftuar këtë dukuri.

60% e të anketuarve janë deklaruar se pushteti po shkon në drejtimin e gabuar,  derisa 24%  thonë të kundërtën.

Instituti për Hulumtime Politike - IPIS  anketën e ka realizuar  në mënyrë  telefonike në periudhën  nga 11-14 dhjetori 2022 me 1.117 të anketuar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. (Leunora Kaliqi, TVM2)