Francë, zjarri shkaktoi 10 viktima, mes tyre 5 fëmijë

16.12.2022 20:50

Dhjetë persona...

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në pesëmbëdhjetë vjeç, kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë afër qytetit Lion të Francës.

Autoritetet lokale thonë se zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin. Katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 persona është raportuar se kanë plagë të lehta. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.