Maqedoni
Parashikimi i motit
17.12.2022 12:01
Për ditën e Shtunë vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu...

Për ditën e Shtunë vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit herë pas here më e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5-1°C deri në 18°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14°C.
Dita e Diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
