Botë

Rusia kryen sërish sulme në Ukrainë, humbin jetën tre persona

17.12.2022 12:55

Ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh në disa qytete të Ukrainës, ku si pasojë e bombardimeve...

Ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh në disa qytete të Ukrainës, ku si pasojë e bombardimeve, 3 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur në qytetin Kryvyi Rih.
 
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për një djalë të mitur të mbetur nën rrënojat e një blloku apartamentesh, ndërsa viktimat ishin prindërit e fëmijës. Një grua 64-vjeçare e paidentifikuar gjithashtu u vra gjatë sulmeve, raporton CNN.
 
Trembëdhjetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën, ku një fëmijë 7-vjeçar është në gjendje të rëndë.
 
Qyteti në Ukrainën jugore ishte ndër më të goditurit në valën e fundit të sulmeve me raketa ruse.
 
“Të gjithë objektivat e tyre sot janë civilë, dhe këto janë kryesisht objekte të furnizimit me energji dhe ngrohje”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.