Maqedoni
Rasti Mijallkov, Osmani: Apeli të sqarojë shfuqizimin e vendimit
17.12.2022 15:43
Shfuqizimi i vendimit gjyqësor për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për përgjimet masive...

Shfuqizimi i vendimit gjyqësor për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për përgjimet masive mund të ndikojë procesin eurointegrues të vendit. Ministri për punë të jashmte Bujar Osmani ka theksuar se kjo mund të notifikohet në raportin e rradhës së BE-së për përparimin e vendit pasi rasti target fortesa monitorohet nga BE, andaj kërkoi nga gjykata e apelit të jap sqarime para qytetarëve për vendimin.
“Nëse gjykata e apelit e apelit nuk ka argumentim serioz të sqarojë para Komisionit Europian për vendimin, besoni se do të etiketohen dhe turpërohen, por nëse ka argumente, atëherë nuk duhet të paragjykojmë, as unë nuk dua të paragjykoj se cilat kanë qenë shkeljet në procedurën e shkallës së parë, pasiqë ne duhet ti respektojmë edhe të drejtat e njeriut. Kjo është një pjesë e rëndësishme në europezimin e vendit.”, tha ministri për punë të jashtme,
Bujar Osmani.
Alarmet për bomba, Osmani: Situata stabile, e informuar NATO
Ministri Osmani komentoi edhe gjëndjen e sigurisë pas alarmeve të reme për bomba. Osmani siguron qytetarët por edhe shtetasit e huaj se gjëndja është stabile, procesi i hetimeve po realizohet nga MPB ndërkohë që është e informuar dhe NATO, pasiqë sipas shefit të diplomacisë kërcënimi vjen nga jashtë dhe nuk është lojë të miturish.
“NATO është e informuar jo për nevojën që të vij dhe të bëj hetimin, pasiqë nuk ka mekanizma të tillë. Por për kontekstin rajonal, pasiqë janë të prekura disa vende anëtare të NATO-s, ne konsideruam se NATO duhet të informohet dhe është informuar dhe po ndërmer masa.”, tha Osmani.
Ministri Osmani pret këtyre ditëve të takojë presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski për tu dakorduar rreth dërgimit ose jo të ish dretorit të ASK-së Viktor Dimovski, ambasdor në Francë pas pajisjes me shtëtësi të biznesmenit kontroverz Onishçenko.
Osmani ka ftuar edhe në kthimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit si rrugë e vetme për të çtensionuar situatën dhe se iniciativa Ballkani i Hapur me Serbinë nuk duhet të humbas rëndësinë pasi që është inicijativë e cila kultivon kulturën e bashkëpunimit.
MERALE ISMAILI
