Maqedoni
Anulimi i gjykimit për Mijallokov, reagime nga partitë politike dhe ish zyrtarët
17.12.2022 16:36
Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski është shprehur i tronditur nga vendimi që për më pakë se një muaj...

Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski është shprehur i tronditur nga vendimi që për më pakë se një muaj, Apelit i hoqi 20 vite burg, ish-shefit të Sigurimit shtetëror, Sasho Mijallkov.
“Jam i tronditur nga vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Target-Fortesa”. Vendimi është dështim për shtetin e së drejtës dhe për besimin e ulët të qytetarëve në organet e gjyqësorit. Vendimet e këtilla e groposin besimin e qytetarëve se janë të mundura reformat të vërteta në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar në rrjetet sociale presidenti Stevo Pendarovski.
Për të gjitha veprimet e gjyqësorit dhe prokurorisë përgjigjet duhet kërkuar te gjyqësori dhe qeveria e Kovaçevskit si dhe te bashkëpartiakët e tij të cilët ndërtojnë karierë me këtë rast, por edhe te BDI dhe Alia Ahmeti të cilët janë pjesmarrës aktiv në qeveri dhe e ndajnë përgjegjësinë për gjyqësorin e korruptuar, theksojnë nga VMRO-DPMNE në reagimin e tyre lidhur me rastin Sasho Mijallkov.
“Një është e sigurtë dhe e dukshme në Maqedoni, e ajo është se klientelizmi, gjyqësori është i korruptuar dhe prokuroria e mbushur me kuadro të BDI-së dhe LSDM-së, për çka kishim mundësi të bindemi në periudhën e kalaur me zgjidhjet e fundit kadrovike në Prokurorinë Themelore, Këshillin Gjyqësorë dhe Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, ku nga shtabet partiake ulen në institucionet profesionale, gjë që flet se sistemi i drejtësisë në vend është gjunjëzuar.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së nuk ka rast në Maqedoni ku ka fituar drejtësia deri në fundt, ndërsa aparati gjyqësorë shfrytëzohet për hakmarrje politike dhe mbrojtje të interesave politike të pushtetit.
Me reagim për rastin Mujallkov edhe ish-kryeministri Zoran Zaev në Facebook shkrun se “dy vendimet e rrëzuara nga apeli nënkuptojnë një nxitje për të përsëritur veprimet e urryera të regjimit, ndërsa të tjerët motivohen për të kryer vepra të urryera.
“Çka pason, që Mijalkov të bëhet drejtor i ASN-së dhe Gruevski të kthehet i pafajshëm mbi kalë të bardhë?. Edhe nesër po të bëheshim anëtre e BE-së nuk do të shpërlahej ky turp.”, ka shkruar ish krzemisnitri Zaev.
Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e konsideron të turpshëm për gjyqësorin vendimin e Apelit në rastin “Target-Fortesa”.
“As BE dhe as SHBA nuk do ta zgjidhin këtë problem për ne. Ata mund të ndihmojnë, por ne qytetarët do të duhet ta zgjidhim problemin duke luftuar partishmërinë. Përderisa nuk ka vend për të aftët dhe të ndershmit për shkak të besnikëve partiakë, nuk ka rrugëdalje nga ky rreth i shëmtuar.”, ka shkruar Dimitrov në rrjetet sociale.
Ndërsa në reagimin e një dite më pare kreu i ASH-së Arben Taravari ka theksuar se sistemi i drejtësisë tanimë është në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit. Rikthimi në pikën zero i lëndës së Mijallkov për përgjim masiv të qytetarëve të vendit është dëshmia më e mirë për këtë.
Ka reaguar edhe kreu i Alternativës Afrim Gashi sipas të cilit vendimi për Mijallkovin tregon se drejtësia në vend është selektive.
Reagimet pasuan pasi gjykata dje vendosi që çështja për përgjimet e paligjshme të kthehet në rigjykim. Ky është aktgjykimi i dytë brenda pak ditësh që Apeli rovokon vendimet për dënimin e Sasho Mijallkov.
FITIM KRYEZIU
