Botë
VMRO-DPMNE: Drejtor i ASN-së i dha shtetësi Onishçenkos
17.12.2022 16:54
VMRO-DPMNE ka kritikuar kryemisnitrin Dimitar Kovaçevski i cili sipas tyre së bashku me Mile Zeçeviç...

VMRO-DPMNE ka kritikuar kryemisnitrin Dimitar Kovaçevski i cili sipas tyre së bashku me Mile Zeçeviç, për drejtor të Agjencionit për Siguri Nacionale e kanë emruar Zarko Milloshevskin, njeriun me nënshkrimin e të cilit ka marr nënshtetësinë e vendit oligarku pro rus nga Ukraina Onishçenko. Sipas partisë opozitare pikërisht Zarko Milloshevski e ka dhënë mendimin pozitiv si filtër i fundit në procedurën e kontrollit të pengesave të sigurisë, me çrast Milloshevski ka dhënë mendim se nuk egzistojnë pengesa të karakterit të sigurisë që Onishçenko të merr shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
“Ky miratim është dhënë më 3 mars 2022, në kohën kur kryemisnitër është pikërisht Kovaçevski. Kjo lëndë ka pritur më shum se 9 muaj për miratim në kohën kur kryeminsitër ka qenë Zaev, ndërsa është zgjidhur për vetëm tre muaj pas ardhjes së Kovaçevskit. Cili është interesi i Kovaçevskit për ti dhënë shtetësi OnishçenkosË Dhe Zarko Milloshevski a është vendosur për drejtor të ASN-së si shpërblim apo për të heshtur për disa procese? A duhe të heshtë Milloshevski për dhënien e shtetësisë së Onishçenkos dhe ti mbulojë shefat e tij Kovaçevski dhe Zeçeviç? Apo duhet të jetë aktori kryesorë për dhënien e shtetësive të reja për personalitete të dyshimta nga lindja e largët? Zarko Milloshevski është pjesë e njerëzve të Zeçeviçit, por i njejti a është pjesë e planit të Artan Grubit dhe Mile Zeçeviçit për dhënien e 20 shtetësive maqedonase për persona nga Singapori, Hong Kongu, Tajvani dhe shtete tjera nga lindja e Largët, nëpërmjet zonës teknologjike industriale në Tetovë?”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së mbi bazën ligjore për inters të veçant ekonomik për investime mbi 400 mijë euro, Milloshevski duhet të nënshkruaj mbi 20 shtetësi për njerëz nga lindja e largët, ku si përfaqësues juridik parqitet zyrta e avokaturës së Mile Zeçeviç.
FITIM KRYEZIU
