Maqedoni
Kërcënimet ndaj Arsovskës, LSDM: VMRO - DPMNE parti e dhunshme
17.12.2022 17:10
Social Demokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në për parti të dhunshme pas kërcënimeve drejtuar kreytares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska...

Social Demokratët akuzojnë VMRO-DPMNE-në për parti të dhunshme pas kërcënimeve drejtuar kreytares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska, se do të hakmeren ndaj saj me ardhjen në pushtet. Sipas LSDM-së kjo është tmeruese dhe skandaloze, pasi në vend të projekteve dëgjojmë vetëm ofendime dhe kërcënime, për kryetaren e cila ishte e promovuar nga vetë VMRO-ja.
“Nga momenti i parë kur do të bëhem kryeministër, do të tërheq zvarë nëpër rrugë’ dhe do të pastrojmë dyshemete me ty’, kështu është kërcënuar Mickoski, bazuar në deklarimet e Arsovskës. Para disa muajve, VMRO – DPMNE thoshte se Arsovska është kryetarja më e mirë, nëna e qytetit, dhe tani kjo parti kërkon dëshmi se Arsovska është në gjëndje të mirë shëndetësore.”, tha Vasko Kiçevski nga LSDM.
VMRO: Gënjeshtra, të dëshmohen në gjykatë
Nga VMRO pretendimet e Arsovskës i kanë cilësuar si gënjeshtra të cilat do të duhet ti dëshmojë në gjykatë.
“Nëse kërcënimet do të ishin të vërteta, Arsovska do të duhej që ti dorëzonte në MPB ose të paraqesë padi dhe institucionet menjëherë të reagojnë. Ndonëse, opinion kujton se kishte një rast për kërcënime dhe automjet të djegur para një vitit, nga i cili rast Arsovska do të mund të mësonte se si të veprojë, nëse me të vërtetë ka kërcënime.”, tha Sergej Popov nga VMRO – DPMNE.
Partia e Mickoskit kërkoi që deklarimet e Arsovskës të merren me rezerva dhë të mbikqyret puna e saj për shkak siç thonë gjëndjes së dyshimitë psiko fizike.
MERAL IMAILI
