Maqedoni

Kongresmenë amerikanë kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATO

30.01.2015 16:30

Pas rezolutës së parashtruar nga Kendis Miler nga Miçigeni,14 kongresmenë përkrahën kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO...

Pas rezolutës së parashtruar nga Kendis Miler nga Miçigeni,14 kongresmenë përkrahën kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe kërkuan nga administrata e presidentit, Barak Obama, të punojë me Greqinë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s që të ndalet bllokimi i integrimeve të Maqedonisë për shkak të kontesteve bilaterale.
 
Rezoluta e Milerit e udhëhequr nga grupi për miqësi me Maqedoninë në Kongresin amerikan u përkrah edhe nga kongresmenë që janë me ndikim në formimin e politikës së jashtme të ShBA-së, si p.sh.: Kristofer Smith, Majkëll Tarner, Adam Kinxinger dhe Ted Po, si dhe përkrahësit tradicional të Maqedonisë në kongres, si Bill Paskrell.  
 
Rezoluta i referohet përkrahjes afatgjate të cilën SHBA-ja ia ka dhënë Maqedonisë, si dhe përkrahjes së Maqedonisë në misionet ndërkombëtare, të iniciuara nga SHBA-ja, pranimi i refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, deklarata për partneritet strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë dhe reformat e përfunduara para ca kohe, të nevojshme për anëtarësim në NATO.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI