Maqedoni
MPJ e Gjermanisë paralajmëron gjermanët: Informohuni para se të udhëtoni në RMV
17.12.2022 17:36
Ministria e Punëve të jashtme e Gjermanisë, i ka paralajmëruar qytetarët gjerman që para se të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut...

Ministria e Punëve të jashtme e Gjermanisë, i ka paralajmëruar qytetarët gjerman që para se të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut, të informohen nga media të besueshme lokale dhe sociale lidhur me situatën aktuale dhe t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve të sigurisë, njofton “Deutsche Welle”.
“Kërcënime me bomba kundër institucioneve dhe objekteve publike në kohën e fundit janë regjistruar në Shkup. Në fillim ishin nëpër shkolla dhe objekte shtetërore, por në ndërkohë janë shtrirë edhe te hotelet dhe institucione të tjera. Së fundi, i domosdoshëm ishte evakuimi i Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup ku qarkullimi, patjetër duhej të ndërpritej përkohësisht”, thonë nga Ministria e Punëve të jashtme të Gjermanisë.
