Botë

Sveçla: Veriu të kthehet sa më shpejtë në normalitet

17.12.2022 18:15

Veriu i Kosovës duhet të kthehet sa më parë në normlitet, ndërsa Institucionet e Republikës së Kosovës...

Veriu i Kosovës duhet të kthehet sa më parë në normlitet, ndërsa Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat ka bërë të ditur misnitri i Punëve të Brendëshme Xhelal Sveçla. 
 
Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt, ka thënë Svecla. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
 
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës është vendosur një barrikadë e re në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë të ditur se situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë dhe se dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.