Putin diskuton me zyrtarët ushtarakë për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ushtarakë që mbikëqyrin luftën në Ukrainë...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ushtarakë që mbikëqyrin luftën në Ukrainë, ku Moska ka shtuar së fundi numrin e bombardimeve.
Sipas Kremlinit, Putin ka pasur takim me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, si dhe ka mbajtur takime ndaras me komandantët e rajoneve të ndryshme.
“Dua të dëgjoj propozimet tuaja lidhur me aksionet në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme”, është dëgjuar të ketë thënë Putin në televizionin shtetëror.
Rusia ka nisur sulme të reja të premten në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti. Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, teksa temperaturat në këtë shtet veçse janë zero gradë Celsius.
