Botë

Mustafa: Serbia të punojë në zbardhjen e krimeve

30.01.2015 16:32

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se “njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb”...

Mustafa i referohet dokumenteve që posedon Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, e të cilat tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë, në Rrezallë dhe Çikatovë, më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i shtatmadhorisë së Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka thënë se pret nga Qeveria e Serbisë, “të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.