Botë
Persona të armatosur në barikadat në veri, organizatorët të lidhur me mercenarët rus
18.12.2022 12:45
Në pjesën veriore të Kosovës prej nëntë ditësh janë vendosur afër 10 barrikada, për të cilat kujdesen njerëz të armatosur....

Në pjesën veriore të Kosovës prej nëntë ditësh janë vendosur afër 10 barrikada, për të cilat kujdesen njerëz të armatosur. Poashtu në barikada shihen edhe pako të cilat kanë shenja të Qendrës Humanitare Ruse me seli në Nish.
Organizatorët e protestës ne veri, rezultojnë të lidhur me grupin e mercenarëve rus ‘Wagner’. Kjo bëhet e dukshme nga paralajmërimi i një proteste në pikën kufitare në Jarinje, për të cilën Burime të RTV Dukagjini brenda organeve të sigurisë, kanë bërë me dije se është thirrur nga Damjan Knezeviç, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në drejtim të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin. Gjithashtu, burimet të njejta brenda organeve te sigurisë, kanë treguar se protesta është lejuar të organizohet nga vetë presidenti serb, Aleksander Vuciq.
Por Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri të vendit është e tensionuar si rezultat i panikut të Beogradit. Ai ka thënë se qeveria që drejton është e shqetësuar, por e kujdesshme për situatën aktuale.
“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.
Duke folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve e policëve serb në Kosovë, Kurti ka thënë se "Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, por kjo është e pamundur".
“Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Misnitri i brendshëm Xhelal Sveçla ka deklaruar se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
NAIM SINANI
