Botë

Sholc me apel te Putin: Jepni fund luftës në Ukrainë

18.12.2022 13:42

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur për gjasat e zhvillimit të bisedimeve me presidentin rus, Vlladimir Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë. 

“Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Sidojche Zeitung”. Për këtë “do të jetë e nevojshme të flasim”, tha Scholz.
 
“Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, video-konferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim. Rusia duhet ta “kuptojë, që nuk vazhdohet më kështu”, ka thënë kancelari gjerman.
 
Putini duhet “t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”. Scholz ka apeluar: “Putini, jepini fund luftës. Rreziku i një shkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është “i madh”. Kancelari gjerman poashtu është shprehur, se nuk pret një emergjencë të furnizimit me gaz këtë dimër.