Maqedoni
Metereologët: Moti javën që vjen do të jet stabil dhe pa rreshje
18.12.2022 14:37
Java e ardhëshme fillon me mot stabil dhe i thatë me periudha me diell...

Java e ardhëshme fillon me mot stabil dhe i thatë me periudha me diell, bëjnë të ditur metereologët. Sipas tyre gjat tër javës moti do të jetë stabil, pa rreshje të shiut dhe borës, por me temperatura të ulëta të mëngjesit dy deri në tre gradë nën zero.
“Ghatë ditës së nesërme por edhe të martën temperaturat e ditës do të jenë në interval prej 5 deri në 11 gradë, nërsa nga e marta do të ketë tendencë të rritjes për dy deri në tre gradë, që do të thotë se do të jenë në interval prej 8 deri në 13 gradë. Më ngroht do të jetë të premten dhe të shtunën kur temperaturat do të jenë nga 10 deri në 14 gradë.”, tha për TVM meterologja Julijana Fidanoska Mishkovska.
Mjekët: Temperaturat jo të zakonshme dëmtojnë shëndetin
Temperaturat e larta që nuk janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit tek ne ka ndikuar negativisht te shëndeti i qytetarëve thonë nga ndihma e shpejtë, por numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmën e shpejtë është i zakonshëm.
“Më së shumti në këtë periudhë ankohen ata që kanë probleme kardio vaskulare, pacientët që kanë probleme me shtypjen e lartë apo të ulët, si dhe ndryshime në ritmin e rrahjes së zemrës. Për shkak të variacioneve të shtypjes së gjakut shpesh paraqiten gjakderdhje në tru, infrakte dhe probleme me organet e frymëmarrjes. Ankohen edhe të sëmurët kronik me asmë, bronhit kronik, apo sëmundje kronike të mushkrive të bardha.”, tha për TVM mjeku i ndihmës së shpejtë Gjorgji Karamanovski.
Nga ndihma e shpejtë rekomandojnë që pa nevoja të mëdha mos të dilet nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit, pasi temperaturat janë të ulëta. Poashtu të sëmurët kronik ta marrin me rregull terapinë, të ushqehen me ushqime të lehta vitaminoze dhe gjatë vikendit të dalin në ambinet të hapur me çka e rrisim imunitetin. Poashtu qytetarët duhet të ken kujdes me kontaktet sepse tani është periudhë e viruseve, ndërsa rastet me temperaturë të lartë duhet testuar nëse bëhet fjalë për infektim me Kovid 19, apo grip sezonal theksojnë mjekët.
FITIM KRYEZIU
