Maqedoni

Shfuqizimi i vendimit për Target - Fortesa, Kovaçevski: Llogari para institucioneve europiane

18.12.2022 15:06

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës së apelit për rastin Target – Fortesa për përgjimet masive...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës së apelit për rastin Target – Fortesa për përgjimet masive. Kryeministri thotë se gjykata duhet të sqarohet para qytetarëve, pasi ata janë pushtet i pavarur nga ekzekutivi, por njëherësh rikujton gjyqësorin se llogaridhënie duhet të japin para institucioneve europiane në saje të skriningut.
 
“Sistemi gjyqësor I cili është I pavarur, nëpërmjet një procedure transparente tu sqarojë qytetarëve vendimet që merr dhe të punojë në avancimin e punës së tyre për të rritur besimin e qytetarëve dhe të sigurojë kushte fer për të gjithë qytetarët para kushtetutës. Kapitulli 23, sundimi I së drejtës ishte pjesë e skriningut, ku do të përfshihen organet gjyqësore do të vendosë shumë pyetje për të cilat do të kërkohen përgjigje nga organet gjyqësore.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Gjyqësori, Lefkov: Mosbesimi i qyetarëve në 92%
 
Ndërkohë nga VMRO – DPMNE me akuza se në vend të betejës kundër krimit shohim vetëm ndarje të roleve midis institucioneve se cila do ta mbrojë dhe kryesojë krimin. Sipas tyre janë shqetësuese të dhënat se korrupsioni në gjyqësor është në rritje duke reflektuar në mosbesim të qytetarëve deri në 92%.
 
“Pushteti i Kovaçevskit nuk ka vullnet të përballet me këtë problem.  Funkasionarët më të lartë në gjyqësorin e Maqedonisë zgjedhen nga albumet partiake. Ky është rasti edhe me prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar. Ky është rasti edhe këshillin gjyqësor.”, tha Mile Lefkov nga VMRO–DPMNE.
 
Gjykata e apelit shfyqizoi aktvendimin për përgjimet jolegale masive, ku i akuzuar është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Gjykata vendimin e mbështeti në shkeljen e kodit penal duke e kthyer lëndën në shqyrtim të sërishëm.
 
MERALE ISMAILI