Maqedoni

ASK, VMRO: Milloshevski i përfshirë në Lagjen e Trimave

18.12.2022 15:31

VMRO–DPMNE me akuza të reja për drejtorin e ASK-së Zarko Milloshevski....

VMRO–DPMNE me akuza të reja për drejtorin e ASK-së Zarko Milloshevski. Partia e Mickoskit pretendon se Milloshevski ka bërë vlerësim të gabuar të ngjarjeve në Lagjen e Trimave të vitit 2015-të. Opozita maqedonase kërkon përgjigje nga kryemnistri Dimitar Kovaçevski për rolin e Milloshevskit dhe pyet nëse i njëjti është shpërblyer nga qeveria.
 
“Cili është roli i Zarko Milloshevskit në rastin Lagjia e Trimave të 9 majit të vitit 2015-të. Zarko Milloshevski, atëherë shef i njësisë për ekstremizëm ka qenë përgjegjës për vlerësimin e gjendjes, ndërkohë që një grup i tillë ishte vendosur në qytet. Kovaçevski do të duhet të përgjigjet se a kanë shpërblyer me para Milloshevskin për Lagjen e Trimave.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.
 
Kovaçevski: Milloshevski, profesionist i sigurisë
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u kursyer të komentoj akuzat e opozitës, deklaroi se drejtori aktual i ASK-së është njeri profesionist i fushës së sigurisë.
 
“Bëhet fjalë për njeri i cili karrierën e tij profesionale e ka ndërtuar nga viti 97’ në ministrinë e punëve të brendshme në DSK-në e atëhershme, pastaj ka vazhduar në ASK në pozicione drejtuese dhe i cili gjatë karrierës së tij profesionale ka qenë në trajnime të shumta, kryesisht në SHBA dhe Kanada në fushën në të cilën është edhe ringirtur profesionalisht,”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Zarko Milloshevski u emrua në krye të ASK-së pas shkarkimit të Viktor Dimovskit nga pozita drejtuese e këtij institucioni me shpalosjen e skandalit të dhënies së pasaportës biznesmenin kontroverz Onishçenko. Opozita pretendons se gisht në këtë ka pikërisht drejtori aktual i ASK-së Milloshevski.
 
MERALE ISMAILI