Maqedoni
Kovaçevski: Nuk priten çmime shokuese të energjisë
18.12.2022 15:56
Për të mos u përballur qytetarët dhe kompanitë me çime të larta të energjisë elektrike...

Për të mos u përballur qytetarët dhe kompanitë me çime të larta të energjisë elektrike, që u shkaktuan nga kriza globale energjetike, qeveria ka ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 250 milion eurosh, deklaroi kryeminsitri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij me masat e qeverisë çmimi për amvisritë nuk pritet të rritet, e madje për kompanitë e vogla pritet edhe të shënoj ulje të vogël.
“Është e mirë që Elektranat e Maqedonisë kanë vendos në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese me të cilat posedon shteti, por ne duhet ta dimë se ato kapacitete prodhuese janë nga koha e Jugosllavisë. Kurse çmimet i cili është ofruar tregojnë se nuk mund të presim një shok në tarifën e çmimeve për qytetarët, që nënkupton se çmimi final do të mbetet ai, ndërsa për Kompanitë e vogla mund të parashihet edhe ulje e çmimit. Që qytetarët të mos ta ndjejnë këtë shok Qeveria ka paraparë mjete buxhetore si për vitin 2022, ashtu edhe për vitin 2023, apo rreth 250 milion euro për tu përballë me krizën energjetike.”, tha kryeminsitri Dimitar Kovaçevski.
Ky i fundit poashtu pohoi se në varësi prej çmimeve si po ecin në bursën botërore do të vendosim edhe për subvencionin që do ta japë Qeveria në drejtim të EEM-së.
Murtezani: KRRE nuk nga ka njoftuar për rritje të çmimit
Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani pohoi se EEM ka shtuar kapacitetet prodhuese për 22 për qind, ndërsa nga Komisioni Regullativ nuk janë njoftuar se nga një janari mund të këtë rritje të çmimit.
“Deri më tani nuk kemi pranuar në mënyrë zyrtare llogarinë nga Komisioni Regullativ se do të ketë ndryshim të çmimit nga 1 janari i vitit 2023. Pasi ti marrim këto informacione dhe llogari MEPSO do ti bënë të gjitha llogaritë e nevojshme dhe me kohë të do të dorëzohen deri tek Komisioni Regullativ për Energjetik, pra gjithcka nvaret nga llogaria, nëse këto llogari tregojnë se duhet të rritet tarifa në rrjetin përques atë edhe do ta kërkojmë.”, tha Orhan Murtezani, drejtor i MEPSO-s.
Këto deklarata u dhanë në vendosjen e gurthemelit të ndërtimit të largëpërçuesit Veles – Ovçe Pole, në gjatësi prej rreth 21 kilometrash, i cili është i instaluar në 83 shtylla, investim ky i cili kap shifrat e 2,3 milion euroshs.
FITIM KRYEZIU
