Maqedoni

Taravari: ASh kundërshton emrimin e Dimovskit ambasador

18.12.2022 16:17

Aleanca për Shqiptarët është kundër propozimit të Qeverisë që Viktor Dimovski, të jetë Ambasador në Franc...

Aleanca për Shqiptarët është kundër propozimit të Qeverisë që Viktor Dimovski, të jetë Ambasador në Franc. Taravari kërkon nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski, që i njejti të refuzon dekretimin e Dimovskit, ndërsa do kërkojë edhe nga Franca që të njejtin të mos e pranoj si ambassador, siç ndodhi me Teuta Arifin që nuk ishte e dëshiruar për BE dhe Fërckovski për ShBA-në thot kryetar i ASh-së Arben Taravari. 
 
Sipas Taravarit, Dimovski duhet të përgjigjet për nënështetësin e dhënë oligarkut rus, ku mbi 20 mijë qytetar janë në pritje për nënështetsi ndërsa ky i fundit i mbante në sirtaret e institucionit që drejtonte.
 
“Vlerësoj se Viktor Dimovski është kandidat i papërshtatshëm dhe i padenjë për të ushtruar funksione diplomatike dhe përfaqësuar vendin. Dimovski ka shkelur të drejtat themelore të më shumë se 20.000 qytetarëve të këtij vendi, të cilëve u është mohuar në mënyrë arbitrare shtetësia e Maqedonisë së Veriut nga Agjencia e Sigurisë Nacionale. E para, kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme që të publikojë menjëherë raportin e hetimit në lidhje me përgjegjësinë e Agjencisë së Sigurisë Nacionale në skandalin Onishçenko. E dyta, kërkoj nga Presidenti Pendarovski që të refuzojë dekretimin e Dimovskit për arsyet që sapo dhash. Dhe e treta, nëse megjithatë Dimovski dekretohet, inkurajojmë miqtë tonë francez që të mos e pranojnë të njëjtin si ambasador në Paris.”, tha u.d.kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
 
Taravari njëherit përsëriti qëndrimin se ASh do ti përkrahë ndryshimet kushtetute me apo pa ASh-në në qeveri, ndrësa partia aktualisht është e fokusuar në kongresin e sajë që pritet të mbahet në 24 dhjetor në Tetovë.
 
VISAR SADIKI