Maqedoni

Strugë, mbyllet deponia e egër në fshatin Llabunishtë

18.12.2022 16:42

Pas dekadash djegie dhe ndotjeje të mjedisit, më në fund është zgjidhur problemi me deponinë e egër në Llabunishtë të Strugës...

Pas dekadash djegie dhe ndotjeje të mjedisit, më në fund është zgjidhur problemi me deponinë e egër në Llabunishtë të Strugës. Lokacioni është pastruar plotësisht, janë vendosur eko tabela për deponim të ndaluar të mbeturinave, si dhe kamera vëzhguese. 

Aksioni për pastrimin e deponisë ilegale në Labunishtë u mbështet nga shoqëritë mjedisore, banorët dhe bizneset. Mbeturinat nga fshati më i madh në vend, i cili ka rreth 6 mijë banorë, do të transportohen në deponinë e Strugës.
 
“Ne besojmë se kjo zgjidh një problem të madh të kahershëm nga pikëpamja mjedisore dhe për brezat aktualë dhe të ardhshëm, ne lëmë një mjedis më të pastër për brezat tanë të ardhshëm.”, tha Fatmir Mavmudoski, drejtor i NP Higjiena - Llabunishtë.
 
Transporti i mbeturinave nga Labunishta në Strugë do të rrisë shpenzimet e NP “Higjiena”, por nga aty thonë se kjo është zgjidhja më e mirë për momentin.
 
“Kemi kosto shtesë, por me rritjen e arkëtimit me mbështetjen e komunës, kemi mundësi të merremi me këtë lëvizje. Rreth 60 metër kub mbeturinash të presuara do të transportohen çdo muaj sepse ne kemi një kamion të veçantë me të cilin transportojmë.”, tha Mavmudoski.
 
Edhe deponia e Strugës, e cila gjendet në vetë qytetin, është deponi e egër dhe jo standarte, por nga komuna thonë se mirëmbahet dhe është e organizuar. Një vit më parë, aktivistët ngritën padi civile kundër deponisë në Strugë, duke thënë se ajo ndot ujin dhe tokën dhe ka pasoja të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
 
ILMIE ZHAKU