Botë
Jarinje, protestuesit përleshen me policinë Serbe
18.12.2022 17:05
Protestues serbë janë përleshur me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë...

Protestues serbë janë përleshur me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb. Ata kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit. Policia është parë duke e ndaluar një person. Protestuesit janë shpërndarë pasi kanë marr garanca për lirimin e të arrestuarit.
Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.
