Maqedoni

Shuhen spekulimet për zgjerim të Qeverisë, ndryshimet kushtetuese, sfidë e përbashkët

18.12.2022 17:30

Elita politike ende nuk ka gjetur një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese...

Elita politike ende nuk ka gjetur një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve aderuese në Unionin Evropian. Përpjekja e fundit për arritjen e një konsensusi politik, ishte takimi i liderëve në Kuvendin Republikan, i cili nuk dha rezultat, madje thelloi ndasitë. Spekulimet për një zgjerim të mundshëm të Qeverisë duke përfshirë edhe ASh-në në ekzekutiv, për këtë qëllim janë shuar nga të dyja palët. Qeveria nuk ka lajme të reja, thirren në deklarat e fundit të kryesministrit Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit përgjegjësia për ndryshimet kushtetuese u mbetet deputetëve pavarësisht se cilit bllok politik i takojnë.

Edhe ASh nga ana tjetër, mohon ekzistimin e bisedimeve për përfshirrje në Qeveri. Mbështetje e ndryshineve kushtetuese nuk është kushtëzuar asnjëherë me hyrje në Qeveri, theksojnë nga ASh.  
 
“Deri në këtë moment nuk ka ofertë ose propozim konkret dhe as bisedime për përfshirje në Qeveri. Ato që janë përfolur kanë qenë sinjale nga pushteti dhe faktorë të tjerë, por bisedime konkrete nuk ka. Mbështetje e ndryshineve kushtetuese nuk është kushtëzuar asnjëherë me hyrje në Qeveri. Në të gjitha momentet, duke qenë në opozitë ASh ka mbështetur procesin integrues, ndërsa në shumë raste kemi qenë edhe shpëtimtarë të procesit. E njëjta vlen edhe për ndryshimet kushtetuese.”, – thuhet në përgjigjen e ASH-së.
 
VMRO DPMNE dhe kreu i saj Hristijan Mickoski janë deklaruar kundër ndryshimeve kushtetuese që imponon korniza negocuese për vazhdimin e negociatave qasëse në BE. Sipas tyre, me ndryshimet kushtetuese, siç thonë, në rrethana të këtilla, rënohet identiteti maqedonas. Ndërkaq, LSDM ka ngritur dyshimet se VMRO DPMNE është e gatshme të ndryshojë kushtetuën nëse kthehet në pushtet. Sipas partisë së Kovaçevskit, zyrtarë të lartë të VMRO-së në takime të fshehta me faktorë të skenës politike në vend dhe faktorë të jashtëm politik kanë kërkuar përkrahje për rikthimin e VMRO DPMNE-së në pushtet dhë në këmbim kanë premtuar se do të ndryshojnë Kushtetutën.  
 
SHPËTIM NUREDINI