Maqedoni

Integrimi i vendit, Ramadani: ShBA-ja dhe BE-ja do të asistojnë dukshëm

18.12.2022 17:54

Procesi i integrimit te Maqedonia e Veriut po përcillet dhe ndihmohet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europia...

Procesi i integrimit te Maqedonia e Veriut po përcillet dhe ndihmohet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europia, për shkak se përfshirja e vendit tonë në familjen europiane është përftimi i dyanshëm, i shtetit dhe strukturave euro-atlantike, thotë analisti politik, Ismet Ramadani. Organizmat ndërkombëtare sipas Ramadanit do të përpiqen t’a favorizojnë vendin për të zënë afatet kohore,  me qëllim që hapja e kapitujve të ndodh ashtu siç është paraparë në fund të vitit të ardhshëm.

“ShBA-ja është duke e mbështet Bashkimin Evropian pra në aspektin gjeopolitik dhe strategjik që Ballkani Perëndimor sa më shpejtë dhe në mënyrë sa më konkrete  të përmbush detyrat për të qenë këto shtete anëtare të BE-së, ose në një mënyrë dhe vet konjektimi me interesat amerikane të jetë më efikas.”, tha analisti politik, Ismet Ramadani.
 
Partitë politike dhe ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Do të kenë presion ndërkombëtar
 
Nga partnerët strategjik të vendit nuk do të mungojnë as edhe në presionin mbi partitë nacionaliste me orientim anti-perëndimor, thotë Ramadani. Përshëndet partitë politike shqiptare që janë rreshtuar pas strategjisë së integrimit të vendit.
 
“Këtë presion VMRO-DPMNE-ja, po them, këtë të majtën ekstreme ndoshta me forma tjera do ta neutralizojë ndërsa politikisht do ti shohim në bisedime dhe qortime të cilat do të kenë reperkusione për VMRO-DPMNE-së.  Këtu rol shumë të rëndësishëm do të luajnë partitë shqiptare të cilat fatmirësisht është evidentuar se ata nuk kanë dilema dhe janë në gjendje ta fuqizojnë integrimin në BE.”, u shpreh Ramadani.
 
Sipas njohësve të rrethanave politike, është e radhës që edhe kuvendi të nis projektimin e ngritjes së iniciativës për ndryshimet kushtetuese dhe të kalkulohet më detajisht rreth vullnetit politik të deputetëve të cilët do t’i thonë ‘PO’ ndryshimit të preambulës së aktit më të lartë juridik të shtetit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU