Argjentina kampione e botës
18.12.2022 19:10
Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe Messi realizoi ëndrrën e tij, por finalja kishte edhe një protagonist të jashtëzakonshëm, Kylian Mbappe.

Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe Messi realizoi ëndrrën e tij, por finalja kishte edhe një protagonist të jashtëzakonshëm, Kylian Mbappe.
3-3 pas 120 minutave me dy gola të Messit dhe 3 të Mbappe dhe 4-2 nga goditjet e 11-metërshave, bardhekaltërit rikthehen në majën e botës pas 36 viteve dhe Franca lëshon fronin.
Që prej finales së largët të vitit 1966, askush nuk ka realizuar 3 gola në finale. Në total, 23-vjeçari ka realizua 8 gola në këtë kompeticion duke u shpallur golashënues i Botërorit me një gol më shumë se Lionel Messi, i cili e dërgoi 2 herë topin në rrjetë.
Gëzim i papërmbajtshëm për amerikano-latinët që rikthejnë trofeun në kontinentin e tyre pas 20 viteve dhe të mendosh që e nisën këtë botëror me një humbje shokuese kundër Arabisë Saudite.
