Maqedoni
Vendimi i SASHK-ut pritet të dielën
30.01.2015 16:38
Greva e punonjësve të arsimit vazhdon derisa me MASH-in nuk arrihet marrëveshje e pranueshme për të dyja palët...
Nga seanca e djeshme, me anëtarësinë e SASHK-ut është debatuar edhe për mundësinë për protestë në të gjitha qytetet, por edhe një protestë qendrore në kryeqytet.
Sipas kryetarit të SASHK-ut, Jakim Nedellkov, vendimi përfundimtar për hapat e mëtejshëm të SASHK-ut do të përcaktohet të dielën me anëtarësinë e SASHK-ut.
Sipas Nedelkovit, grevën deri më tani e përkrahin 65% e anëtarësisë së SASHK-ut.
Ndërkohë, sipas MASH-it, vazhdim të dialogut mund të ketë vetëm nëse ndërpritet greva.
