Argjentina fitoi Kupën e Botës 2022
Argjentina u shpall kampione bote në Katar....

Argjentina u shpall kampione bote në Katar, për të tretën herë në histori, pasi ia doli të triumfojë 4-2 me penalti, pas 120 minutash dramatike, që prodhuan vetëm barazimin 3-3.
“Katar 2022” uli siparin mbrëmë, teksa para se të jepej trofeu, u ndanë edhe çmimet për më të mirët e kësaj Kupe Bote.
Futbollisti më i mirë u shpall Lionel Messi (Argjentinë).
Ky nuk është trofeu i vetëm i tij, ja cilat janë të tjerat :
La Liga (10): 2004–05, 2005–06, 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2012–13, 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19
Kupa e Mbretit (7): 2008–09, 2011–12, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2020–21
Superkupa e Spanjës (7): 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016, 2018
Champions League (5): 2005–06, 2008–09, 2010–11, 2014–15
Superkupa e Europës (3): 2009, 2011, 2015
Botërori i Klubeve (3): 2009, 2011, 2015
Me Paris SG:
Ligue 1: 2021–22
Me Argjentinën:
Kupa e Botës 2022
Kupa e Amerikës 2021
Olimpiada e vitit 2008
Trofetë personalë:
Topi i Artë (7): 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021
Lojtari i Vitit nga FIFA (1): 2009
Këpuca e Artë e Europës (6): 2009–10, 2011–12, 2012–13, 2016–17, 2017–18, 2018–19
Lojtari më i mirë i La Ligas (7): 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2014–15
Golashënuesi i La Ligas (8): 2009−10, 2011–12, 2012−13, 2016–17, 2017−18, 2018–19, 2019–20, 2020–21
Lojtari i Vitit në Argjentinë (14): 2005, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2017, 2019, 2020, 2021
Lojtari më i mirë i Botërorit (2): 2022, 2014
Portieri më i mirë i “ Katar 2022” u shpall Emiliano Martinez (Argjentinë). Ai ishte vendimtar në suksesin e përfaqësueses bardhekaltër. Portieri i Aston Villas (Premier League) ishte i jashtëzakonshëm edhe në goditjet e penaltive, duke pritur goditjen e Kingsley Coman.
“Ky është një moment që e kam ëndërruar gjithë jetën, nuk kam fjalë ta përshkruaj. U largova nga Argjentina për në Angli shumë i ri, 17 vjeç, tek Arsenali, dhe këtë fitore dua t’ia dedikoj familjes sime”, – nënvizoi portieri 30-vjeçar i Argjentinës, i zgjedhur portieri më i mirë i Botërorit 2022.
Golashënuesi më i mirë i këtij botërori, ishte padyshim Kylian Mbappe (Francë). Ylli i PSG-së, ishte i vetmi që përmbushi pritshmërinë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metrave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës. Në këtë formë, hidhërimi për humbejn e trofeut të madh në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë.
I riu më i mire i “ Katar 2022”, u shpall Enzo Fernandez (Argjentinë).
