Turbulencat shkaktojnë panik në avion, të paktën 11 të lënduar rëndë

19.12.2022 10:40

Moment terrori në një avion...

Moment terrori në një avion të kompanisë “Hawaiian Airlines”. Turbulencat e jashtëzakonshme, kanë shkaktuar të paktën 11 të lënduar  rëndë.  

Avioni ishte nisur nga Finiks në Arizona, drejt kryeqytetit Hauaian Honololu dhe rreth gjysmë ore para zbritjes është ndeshur me një turbulencë që ka shkaktuar krisje dhe dëme në brendësi të mjetit, si dhe një frikë e përgjithshme.

Mjekët kanë ndihmuar të paktën 36 pasagjerë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, të tjerë me lëndime  të ndryshme, deri në humbje ndjenjash. Avioni, një Airbus A330, ishte plot me 278 pasagjerë dhe 10 persona të stafit.