Anulimi i vendimit për “Target-Fortesa”, Gjykata e apelit: Shkelje esencile në procedurë
Gjykata e Apelit ka arsyetuar anulimin....

Gjykata e Apelit ka arsyetuar anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë për rastin “Target-Fortesa”, me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës së Ligjit për procedurë penale, të cilat janë të natyrës absolute dhe për të cilat kjo gjykatë kujdeset sipas detyrës zyrtare.
Këshilli, siç thuhet në njoftimin e sotëm nga Gjykata e Apelit, ka konstatuar se ka mospërputhje ndërmjet aktgjykimit të shqiptuar dhe asaj që thuhet në kopjen e tij me shkrim, përkatësisht në burimin e aktgjykimit nuk ka përshkrim të veprimeve të kundërligjshme për secilin nga të pandehurit.
"Aktgjykimi me shkrim duhet t’i përgjigjet plotësisht dënimit të shënuar në procesverbal , shpallja e aktgjykimit duhet të jetë e qartë dhe precize, përkatësisht dënimi i shpallur publikisht i aktgjykimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e nevojshme nga neni 408 i Kodit Penal. Një shkelje e tillë thelbësore është e natyrës absolute dhe e bën aktgjykimin të paqartë, të pakuptueshëm dhe të papërshtatshëm për shqyrtim të mëtejshëm”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Apelit.
Pas këtij vendimi, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, për sot pasdite ka thirrur seancë urgjente jo vetëm për vendimin për rastin “Target-Fortesa”, por edhe për disa raste të tjera.
Në rastin “Target-Fortesa”, për aferën e përgjimeve të paligjshme, me aktgjykim të shkallës së parë 11 personat e dyshuar, janë dënuar me gjithsej 55 vjet burgim dhe 10 vite me kusht, por ky vendim tashmë është anuluar nga Apeli.
