Tajlandë, fundoset anija, bllokohen mbi 100 marinarë
19.12.2022 13:17
Një anije detare tajlandeze...

Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës, duke bllokuar më shumë se 100 marinarë.
Nuk raportohet për viktima, por tre anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje kritike. Anija u fundos rreth orës 23:30 me kohën lokale të dielën.
Tri anije detare dhe helikopterë u dërguan për ta ndihmuar HTMAS Sukhotain, por vetëm njëra arriti në anije përpara se të fundosej.
Marina njofton se deri tani ka shpëtuar 78 nga 106 marinarët në bordin e Sukhotai, por ende deri në këto momente 28 anëtarë të e ekuipazhit janë në ujë.
