Alarmet për bomba, Ambasada e ShBA-së thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka alarmuar shtetasit amerikanë në Maqedoninë e Veriut...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka alarmuar shtetasit amerikanë në Maqedoninë e Veriut lidhur me festat e fundvitit, si dhe për ngjarjet e fundit për denoncimet me bomba. Në njoftimin e ambasadës theksohen disa arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucionet e vendit.
“Ka pasur një rritje të raportimeve për kërcënime me bombë shumë herë në javë në të gjithë Shkupin dhe rajonin, në stacionet e transitit publik, aeroporte, hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe shkolla. Autoritetet e rendit kanë hetuar çdo kërcënim dhe deri më tani të gjitha kërcënimet me bombë kanë qenë alarme të rreme. Nëse ndodheni në një vend që merr një kërcënim për bombë, ndiqni udhëzimet e personelit lokal të sigurisë dhe policisë në vend.”, - thonë nga Ambasada.
