Maqedoni
VMRO-DPMNE: A e ka ditur drejtori i ASP-së për përgjimet ilegale?
19.12.2022 14:45
VMRO-DPMNE ka vazhduar me pyetjet për kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe Mile Zeçeviqin...

VMRO-DPMNE ka vazhduar me pyetjet për kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe Mile Zeçeviqin për përgjegjësinë dhe rolin e Zarko Milloshevskit në ato që i cilësojnë si skandale. Opozita pyet se çfarë roli ka pasur drejtori i ri i ASP-së, në skandalin e përgjimeve të paligjshme në vitin 2015. Heshtja për këto çështje sërish hedh hije dhe krijon mosbesim në sistemin e sigurisë, akuzon VMRO DPMNE.
“Kovaçevski dhe Zeçeviq duhet të përgjigjen nëse Zarko Milloshevski, e ka ditur për përgjimet ilegale. Kovaçevski dhe Zeçeviq duhet të përgjigjen nëse ka pasur tejkalim të afateve të lejuara ligjërisht për monitorimin e komunikimeve nga njësia e Zarko Milloshevskit. Kovaçevski dhe Zeçeviq duhet të përgjigjen nëse Zarko Miloshevski, drejtori i tyre lokal për ASP-në, ka vepruar dhe ka marrë pjesë në përgjimet ilegale. Ndoshta ai ka informuar dikë për këtë!? Kovaçevski dhe Zeçeviq sërish heshtën se përse Zarko Milloshevskit iu dha posti i drejtorit në ASP dhe a është fjala për shpërblim për shtetësinë e Onishçenkos.”, - u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
