Maqedoni

Debat mbi sigurinë ndërkombëtare, Osmani: Nuk kërcënohemi, por i ndjejmë pasojat

19.12.2022 15:13

Sfidat e shumta nga kërcënimet hibride, marrëdhëniet mes shteteve rajonale, konteksti gjeopolitik me fokus të situatës në Ukrainë..

Sfidat e shumta  nga kërcënimet hibride, marrëdhëniet mes shteteve rajonale, konteksti gjeopolitik me fokus të situatës në Ukrainë, janë realitete ku jetojmë, thotë ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Megjithatë sipas tij, shteti nuk  kërcënohet drejtpërdrejt  nga agresioni rus në Ukrainë, por nuk mund t’i anashkalojmë të gjitha pasojat.
 
“Në veçanti pasojat ekonomike për shkak të agresionit kemi  krizë energjetike përmes rritjes së prodhimeve energjetike, rritje të repro-materialeve, rritjen e çmimit të transportit, ushqimit dhe inflacioni.”, - theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Malevski: Zhvillimi i demokracisë, mbrojtja më e mirë
 
Si shtet i vogël, kërcënimeve të sigurisë mund t’ju qëndrojmë përballë vetëm përmes zhvillimit  të fuqishëm demokratik, thekson ish-amabsadori, Denko Malevski. 
 
“Kjo luftë e cila po zhvillohet tani mes Rusisë dhe Perëndimit është luftë mes vendeve të botës demokratike dhe botës autokrate.”, - u shpreh ish-ambasadori, Denko Malevski. 
 
Kërcënimet me bomba, Duev: Qëllim kanë thellimin e krizës ekonomike
 
Dekani i fakultetit filozofik, Ratko Duev foli edhe për luftën hibride në shtetin tonë, respektivisht paralajmërimet me bomba. Kjo tendencë sipas tij është vazhdim i presionit për ta thelluar krizën ekonomike dhe më tepër.
 
“Në kompanitë më të rrepta ku të punësuarit duhet patjetër të lajmërohen, atë rast nëse fëmija ngelet në rrugë, prindi në fakt nuk është në gjendje të punojë dhe mendoj se qëllim i gjithë kësaj është që të thellohet kriza ekonomike edhe më tej.”, - deklaroi dekani i fakultetit filozofik, Ratko Duev.
 
Këto komente u thanë  në forumin mbi sfidat  aktuale ndërkombëtare dhe politike të sigurisë, me theks të veçantë për situatën në Ukrainë.  
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU