Librat e historisë dhe shoqërisë do të tërhiqen, raporti siguron përgjegjësinë për gabimet
Shoqata e Historianëve të Maqedonisë....

Shoqata e Historianëve të Maqedonisë reagon për një sërë lëshimesh në kuptimin përmbajtjesor dhe konceptual, në tekstin e historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë.
Është e palejueshme në shekullin e 21 që nxënësit të marrin njohuritë e para, në fushën e historisë, nga një tekst shkollor i mbushur me informacione të gabuara dhe konstatime të pabaza, thonë historianët.
“Detyrë abstrakte që u jepet nxënësve të mësojnë se cilat janë emrat arkaik të muajve dhe pse janë emëruar edhe pse nuk e dinë çka do të thonë në aspektin historik, termi Maqedonia i cili absolutisht në asnjë fjali nuk është përmendur, ndërsa pretendohet që nxënësit të mësojnë për shtetin dhe të kaluarën e shtetit.”, - u shpreh Mitko Janev nga Shoqata e historianëve.
Të gjitha implikimet janë pasojë e konceptit për arsim fillor i cili u miratua shpejtë, thonë historianët pa konsultim paraprak me fellën akademike.
Kryeministri Kovaçevski nuk do të kërkojë përgjegjësi nga Ministri i Arsimit sepse ai nuk e ka përpiluar librin. Ai konsideron se autorët dhe recensuesit duhet të jenë më të kujdesshëm.
“Ministri i Arsimit nuk i shkruan librat, ato i shkruajnë autorët, ndërsa recensionin e bëjnë recensuesit dhe konsideroj se autorët duhet të shkruajnë me kujdes, e njëjta vlen edhe për recensuesit gjatë recensionit të jenë të kujdesshëm.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Libri i historisë do të tërhiqet dhe në rrjedhë e sipër është përpilimi i raportit i cili duhet të përcaktojë se e kujt është përgjegjësia për gabimet. (Flutura Latifi, TVM2)
