Maqedoni
Këshilli gjyqësor vizitë pune në gjykatën e apelit për 4 lëndë
19.12.2022 16:25
Këshilli gjyqësor do të realizojë vizitë pune në Gjykatën e Apelit, për të detektuar shkaqet për prolongimin e lëndëve...

Këshilli gjyqësor do të realizojë vizitë pune në Gjykatën e Apelit, për të detektuar shkaqet për prolongimin e lëndëve "Transportuesi", "Trezor", “Target-Fortesa", dhe rasti "Alfa". Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, tha se ndonëse Këshilli gjyqësor nuk ka të drejtë të ndërhyjë për marrjen e aktvendimit, por ka kompetenca te hetojë nëse në aktvendimin e fundit për rastin "Target-Fortesa " ka marrë pjesë gjykatës i cili i ka plotësuar kushtet e pensionimit.
“Obligohen që në afat sa më të shkurtër të kryejnë vizitë pune në Gjykatën e Apelit në Shkup, me qëllim që të konstatohet gjendja me lëndët në kuptimin e respektimit të afateve ligjore, masat e ndërmarra nga ana e Gjykatësit dhe ligjshmëria në vendosje, në kuptimin e asaj nëse ka marrë pjesë gjykatës që i ka plotësuar kushtet e pensionimit. Ky vendim ka të bëjë me lëndët "Target- Fortesa", “Trezor", "Transportuesi" dhe "Alfa.", - u shpreh kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.
Ndërkohë, pas reagimeve të shumta në opinion nga gjykata e Apelit njoftojnë se aktgjykimi i shkallës së parë për rastin e njohur si “Target-Fortesa” është anuluar për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit për procedurë penale. Këshilli, siç thuhet në njoftimin e sotëm nga Gjykata e Apelit, ka konstatuar se ka mospërputhje ndërmjet aktgjykimit të shqiptuar dhe asaj që thuhet në kopjen e tij me shkrim, përkatësisht në burimin e aktgjykimit nuk ka përshkrim të veprimeve të kundërligjshme për secilin nga të pandehurit.
"Për shkak të interesimit të madh të opinionit, Këshilli i Gjykatës së Apelit - Shkup njofton se aktgjykimi i shkallës së parë është anuluar për shkak të shkeljeve materiale të dispozitave të procedurës nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të Ligjit për procedurë penale, si dhe shkeljet që gjykata i kushton vëmendje detyrës zyrtare në kuptim të nenit 427 c.v. neni 375 i Ligjit për procedurë penale dhe cilat shkelje ndikuan në përcaktimin e drejtë të gjendjes faktike dhe zbatimin e drejtë të së drejtës materiale.", thuhet në njoftimin e gjykatës së Apelit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
