Maqedoni
Ekonomi, NATO hapi dyert për biznesin e vendit
19.12.2022 17:29
NATO ka hapur dyert për sektorin e biznesit, ne po krijojmë zgjidhje të qëndrueshme për qasje më të lartë të kompanive në tregun e NATO-s...

“NATO ka hapur dyert për sektorin e biznesit, ne po krijojmë zgjidhje të qëndrueshme për qasje më të lartë të kompanive në tregun e NATO-s dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në promovimin zyrtar të nënkomitetit të NATO-s dhe komunitetin e biznesit të formuar në kuadër të projektit “MAK NATO 2030”. Ministrja tha se ky nënkomitet, përmes bashkëpunimit do të lehtësohet dhe përmirësohet dukshëm në qasjen e kompanive tona në tregun e NATO-s.
“NATO nuk është vetëm siguri, por edhe një mundësi ekonomike. Anëtarësimi në NATO krijoi një mundësi të madhe për kompanitë nga vendi ynë që të marrin pjesë në procedurat e tyre tenderuese dhe të ofrojnë produkte që mund të furnizohen për nevojat e aleancës së NATO-s. Është një buxhet i konsiderueshëm, i cili matet në miliarda euro.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, tha se Oda Ekonomike më në fund po funksionon në mënyrë normale dhe se kompanitë do të destinohen për tregjet e reja. Me anëtarësimin në NATO vendi ynë do te këtë mundësi të performojë në tregun e anëtarëve të NATO-s.
“Pas një kohe të gjatë, Oda Ekonomike më në fund hyri në mënyrën e saj normale të funksionimit si gjithmonë. Po hyjmë në një cikël të përgatitjes së kompanive tona duke pasur parasysh se kërkimi i tregjeve të reja dhe destinacioneve të reja ku mund të fitojmë para dhe ku mund të punojnë kompanitë tona nuk përfundon vetëm me zgjerimin gjeografik apo eksportin në rajon. Pas anëtarësimit në NATO, ne kemi një mundësi unike të performojmë në tregun e anëtarëve të NATO-s, që është një kategori mbresëlënëse në vetvete.”, - u shpreh drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev.
Peshev shtoi se tani e rëndësishme është që në vend po formohet një nënkomitet i NATO-s dhe komitet i biznesit, që është një mundësi origjinale për të gjithë kompanitë në vend.
SEDAT SELIMI
