Maqedoni

Mickovski: Prokuroria dhe gjyqësori, të kapur nga pushteti

19.12.2022 18:31

Kreu i VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickovski akuzon pushtetin se ka robëruar prokurorinë dhe gjyqësorin...

Kreu i VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickovski akuzon pushtetin se ka robëruar prokurorinë dhe gjyqësorin. Thotë se nga shtabe partiake emërohen kryetarët e këshillave gjyqësorë dhe të akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë.
 
“Keni kriminel të dëshmuar, grupe të narkotikëve të cilët shëtiten lirshëm, edhe atë vetëm për shkak të koalicionit joparimor të cilën e ka Qeveria me kriminelët dhe presionin të cilin e kryen kjo Qeveri përmes prokurorëve dhe gjykatësve të partizuar, me qëllim që këto kriminelë të lihen në liri. Ndërsa nga ana tjetër, kemi persona të cilët e duan këtë vend, përmes lëndëve të montuara dhe të paramenduara mbahen më shumë se 5 vite nëpër qeli, apo nën gjykime.”, - u shpreh kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
FITIM KRYEZIU