Maqedoni

Gjykata e Apeli ul dënimin për gjashtë protestuesit kundër "Monstrës"

30.01.2015 17:25

Gjykata e Apelit ka vërtetuar fajësinë e gjashtë protestuesve kundër rastit “Monstra”, të arrestuar gjatë protestave masive të verës së kaluar...

Apeli ka pranuar pjesërisht ankesën e gjashtë të akuzuarve dhe u ka hequr nga gjashtë muaj secilit nga dënimi prej tre vjetësh të Gjykatës së Shkallës së Parë.
 
Kjo do të thotë se katër nga gjashtë të akuzuarit, të cilët u liruan për shkak të mungesës së vendimit të apelit, duhet të rikthehen në burg dhe të vuajnë dënimin. 
 
Gjashtë protestuesit e arrestuar në Shkup u dënuan fillimisht me tre vjet burg, ndërsa pas ankesës, dënimi u ul në dy vjet e gjysmë.