Vazhdon debati për Propozim-buxhetin e plotësuar të vitit 2023
Kuvendi sot në ditën e dytë...

Kuvendi sot në ditën e dytë do të diskutojë për propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amendamenteve të pranuara në Komisionin parlamentar amë.
Për qeverinë, sipas asaj që u prezantua në ditën e parë të debatit, buxheti i propozuar është real dhe është përgjigje ndaj krizës energjetike, me mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë një kthesë ekonomike.
Nga ana tjetër, opozita vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë fiskale dhe mendon se buxheti është inflacionist dhe manipulues, pa mbështetje adekuate në sektorët kyç.
Qëllimi i Propozimit – Buxheti për vitin 2023 është të ndihmojë në zbutjen e pasojave të krizës energjetike, të sigurojë financim të qetë të integrimeve euroatlantike, të përmbushë standardet e NATO-s, por edhe të vendosë bazat për rimëkëmbjen ekonomike dhe të sigurojë përshpejtimin e rritjes ekonomike.
