MASh dorëzoi pagesën e ushqimit të studentëve
Ministria e Arsimit njoftoi se urdhri për pagesën....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se urdhëri për pagesën e mjeteve për racionet e studentëve është dorëzuar në Ministrinë e Financave për përpunim të mëtutjeshëm.
Një komision në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka kontrolluar aplikimet e studentëve për plotësimin e kushteve sipas Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e marra nga institucionet tjera kompetente.
Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor. Kujtojmë se gjatë thirrjes për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar të studentëve, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.
