Një ekip i udhëhequr nga BSP-së do të merret me kërcënimet hibride
Këshilli për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës....

Këshilli për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, pas raportimeve të shpeshta për bomba në vend, dje në mbledhje vlerësoi se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe mori vendim që të formohet ekip operativ për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet hibride.
“Bashkësia e Sigurisë dhe Inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si me partnerët ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë vazhdimisht në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në përballjen me kërcënimet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës.
Me ekipin operativ për siguri kibernetike dhe kërcënime hibride do të udhëheqë Byroja për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ekipi operativ do të jetë i përbërë nga ekspertë të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Inteligjencës.
Është paraparë që sipas nevojës të përfshihen edhe institucione dhe ekspertë të tjerë. Detyrat kryesore të ekipit operativ do të jenë vlerësimi dhe rekomandimet profesionale, hartimi i standardeve dhe pajisjeve minimale për ndërtimin e rezistencës të çdo institucioni dhe përforcimi i komunikimit me opinionin në bazë ditore.
Ndër të tjerash, është arritur konkluzion me të cilin do të përforcohet komunikimi me institucionet partnere në pjesën e vlerësimit të rezistencës dhe mbrojtjes së sistemit, informuan nga Qeveria.
