Sportet E Tjera
Seferi: Kam ardhur të fitoj, kam mbështetjen e kombit tim (FOTO)
30.01.2015 17:33
Gjithçka është gati për ndeshjen e rëndësishme të boksit në kategorinë “Kruzier” ndërmjet kampionit shqiptar, Nuri Seferi dhe polakut vendas Krzystof Gloëacki...

Të premten pasdite në qytetin Torun është mbajtur edhe matja zyrtare, në të cilën Seferi ka peshuar 90 kg, kurse Krzystof Glowacki 89.25kg.
Menjëherë pas kësaj shqiptari nga Gostivari, Seferi është prononcuar për mediat, duke thënë se ka ardhur për të shënuar fitore, ndonëse prêt një duel të vështirë.
"Kam ardhur këtu për të fituar. Kam mbështetjen e madhe të kombit tim dhe të shtunën në mbrëmje dua që t’i gëzoj të gjithë me fitore. E di që për të fituar ndeshjen me pikë do të jetë shumë vështirë. Jam i përgatitur për 12 rounde, por besoj se ndeshjen do ta përfundoj para kohe”, tha Nuri Seferi.
Dueli Seferi- Glowacki zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 21:00.

