Maqedoni

Enti Shtetëror i Revizionit, aksion humanitar për dhurimin e gjakut

20.12.2022 14:37

Me moton “Në një botë plot zero pozitivë, të jemi A, B negativët e dikujt, të rrallë dhe të domosdoshëm”....

Me moton “Në një botë plot zero pozitivë, të jemi A, B negativët e dikujt, të rrallë dhe të domosdoshëm”, u shënua aksioni i dhurimit të gjakut në Entin Shtetëror të Revizionit. Personat që dhuruan gjak thonë se nuk ka më njerëzore se sa të duash të ndihmosh dhe të shpëtosh jetën e dikujt dhe këtë do ta bëjnë për aq kohë sa të kenë mundësi.
 
“Ishte një rast që kishte nevojë dhe shkova të dhuroj gjak në moshën 18 vjecare. Kur ka nevojë dhuroj gjak edhe në aksionet e dhurimit të gjakut.”, - tha dhuruesi i gjakut, Naser Baftiari. 
 
“Më shumë se 20 herë kam dhuruar gjak, ndjehem shumë mirë pas dhurimit të  gjakut.”, - u shpreh një dhuruese e gjakut. 
 
“Këtë e bëjmë që t’i ndihmojmë ndokujt dhe me siguri që ka rëndësi për atë person në aspektin human.”, - tha një dhurues tjetër i gjakut.
 
Nga Enti Shtetëror i Revizionit thonë që qëllimi i këtij aksioni humanitar është të ndihmohet sistemi shëndetësor dhe ndërgjegjësimi i popullsisë për të dhuruar gjak.
 
“Kjo nismë shënon 25 vite nga miratimi i parë i ligjit të revizionit shtetërorë dhe 23 vite punë të suksesshme të Entit Shtetëror të Revizionit. Këtë nismë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, me qëllim që Enti Shtetëror si institucion i lartë i revizionit të jep kontributin e tij për sistemin shëndetësor si institucion i përgjegjshëm shoqëror.”, - deklaroi Albiona Mustafa Muhaxhiri nga Enti Shtetëror i Revizionit. 
 
Në këtë aksion të dhurimit të gjakut u përfshinë 30 të punësuar në entin shtetëror të revizionit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI