Ekonomi
Pasojat e krizës energjetike, OEM: 94% e kompanive kërkojnë masa të reja
20.12.2022 16:09
Inflacioni dhe çmimi i energjensave janë rreziqet më serioze për punën e kompanive në vitin e ardhshëm...

Inflacioni dhe çmimi i energjensave janë rreziqet më serioze për punën e kompanive në vitin e ardhshëm. 94% e kompanive vlerësojnë se nevojiten masa të reja financiare për zbutje të pasojave nga kriza, kurse 53% vlerësojnë se inflacioni po rritet. 25% e kompanive nuk janë të kënaqura me infrastrukturën në vendin ku kryejnë veprimtarinë.
“Ka një përkeqësim të pakënaqësisë krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte 10 për qind në lidhje me infrastrukturën. 65% thanë se ata ende duhet të zgjidhin problemet e infrastrukturës, të tilla si ujërat e zeza, rruga hyrëse dhe lidhja me ujë. 55 për qind e kompanive do të donin shërbime shtesë të infrastrukturës.”, - u shpreh kryetari i asociacionit për investime të huaja – OEM, Viktor Mizo.
Prej tre deri më pesë herë janë rritur shpenzimet për energji elektrike të 40% e kompanive të anketuara, 79% e kompanive nuk janë të kënaqur apo janë pjesërisht të kënaqur me gjendjen e fuqisë punëtore. Të gjitha kompanitë e anketuara thonë se i kanë rritur pagat në vitin 2022. Çështjet kryesore ku duhet të fokusohet shteti për vitin 2023 sipas kompanive janë përmirësimi i infrastrukturës, plotësimi në kohë i detyrimeve ligjore, harmonizimi i rregulloreve për shpenzime të arsyetuar të investimeve për ndihmë shtetërore dhe të drejtat e kontabilitetit sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu sipas anketës shteti duhet të fokusohet në uljen e shpenzimeve operative të ZZHTI-së dhe lehtësimi i procedurave për qëndrim dhe punë të shtetasve të huaj.
ERSAN PAJAZITI
