Botë

Ukrainë, Zelensky vizitë ushtarëve në vijën e frontit

20.12.2022 18:10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit....

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore. Ai ka takuar ushtarët dhe u ka ndarë çmime për mbrojtjen e qytetit në rajonin e Donjeçkut.
 
Për muaj të tërë, Bakmuti ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donjeçkut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë arritur të mos lejojnë depërtimin e forcave ruse.  Aktualisht në Bakmut kanë mbetur pak civilë, ndërsa qyteti kishte një popullsi prej 70.000 banorësh para luftës.
 
Putin: Operacioni ushtarak nuk po realizohet sipas planit
 
Ndërkohë presidenti rus Vlladimir Putin ka pranuar se operacioni ushtarak në Ukrainë nuk po realizohet sipas planit.
 
“Situata është tejet e vështirë në republikat popullore Donjeçk dhe Luhansk, Herson dhe Zaporozhje. Njerëzit, qytetarët e Rusisë varen nga ju dhe mbrojtja juaj. Obligim i juaj është të bëni gjithçka që është e nevojshme që të garantoni siguri të drejta dhe liri.”, - theksoi  presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
 
Autoritetet në Ukrainë kanë frikë se pas vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Minsk, do të tërheq edhe Bjellorusinë në luftë, prandaj kanë paralajmëruar rritjen e forcave të armatosura në kufi. 
 
FITORE DEMOLLI