Botë
Shqipëri, armata furnizohet me dronë Bajraktar
20.12.2022 18:29
Forcave të armatosura shqiptare do t’u shtohen edhe 3 dronë Bajraktar pa pilot....

Forcave të armatosura shqiptare do t’u shtohen edhe 3 dronë Bajraktar pa pilot. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë turke “Bayraktar” parashikon që të tjerë dronë do t’i shtohen flotës vitin e ardhshëm.
Për kryeministrin Edi Rama, kjo marrëveshje e nënshkruar në kuadër të partneritetit strategjik me Turqinë, vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar.
“Nuk jetojmë në kohë të sigurta, kur siguria jonë kombëtare të jetë në rrezik atëherë do të jemi të gatshëm për luftë. Ato do të jenë dobiprurëse për të mirën e ligjit në vend. Dronët do të na ndihmojmë që të monitorojmë trafikun do të na ndihmojnë të ndjekim personat e kërkuar. Do t’i shërbejnë edhe policisë. Do të monitorojnë tërësisht territorin dhe do të arrijnë kapacitete për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike.”, - u shpreh kryeministri i Shipërisë, Edi Rama.
Për t’u njohur me këto armatime të teknologjisë së lartë, do të trajnohen mbi 30 persona.
“Më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmën e kompanisë “Bayraktar” që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit, që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës.”, - theksoi Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se vitin e ardhshëm do të plotësohet e gjithë flota për të qenë në shërbim të komunitetit.
LULJETA NDOKA
