Botë

ShBA, propozohet procedurë penale kundër-Tramp

20.12.2022 18:50

Komisioni i Kongresit Amerikan i cili heton rolin e ish-presidentit Donald Tramp...

Komisioni i Kongresit Amerikan i cili heton rolin e ish-presidentit  Donald Tramp në ndërhyrjen e demonstruesve në shtëpinë legjislative më 6 janar të vitit 2021, ka propozuar procedurë penale. Në këtë rast, është parashtruar propozim për aktakuzë për nxitjen e kryengritjes dhe konspiracionit kundër qeverisë. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-ve, Kongresi të ndërmarrë aksion të tillë kundër një kryetari amerikan.
 
“Raporti ynë në mënyrë detajore i përshkruan veprimet e një numri të madh të bashkëpunëtorëve të cilët u pajtuan dhe morën pjesë në planin e Trampit, të prish dhe të pengon vërtetimin për fitoren e Kryetarit Bajden. Besojmë se Ministria e drejtësisë, do të krijojë një pasqyrë më të gjerë përmes hetimit personal.”, - deklaroi anëtari i Komitetit, Xhejmi Raskin.
 
Komiteti special në dhomën e përfaqësuesve njëzëri ka vendosur që Ministrisë së drejtësisë, do t’i dorëzohen dëshmitë të cilat do të nënkuptojnë më së paku 4 padi penale edhe atë për pengimin e procedurës zyrtare në Kongres, pengimin e drejtësisë, konspiracion për mashtrimin e Shteteve të bashkuara, komplot  për dhënien e dëshmisë së rreme dhe rebelim. 
 
“Komiteti ka dëshmi se ish-kryetari Tramp, ka planifikuar të shpallë fitore dhe në mënyrë joligjore të bëjë thirrje për ndërprerjen e numërimit të votave. Tramp, ka mbledhur qindra milion dollarë me deklarata të rreme, të dhëna nga donatorët e tij online. Disa nga mjetet e mbledhura, janë shfrytëzuar për angazhimin e avokatëve.”- theksoi anëtari i Komitetit, Zoi Llofgrin.
 
Komisioni vlerëson se Tramp, me vetëdije ka përhapur pretendime të rreme se fitorja zgjedhore i është vjedhur. Gjithashtu, ka bërë presion mbi anëtarë të qeverisë federale, ministrin e drejtësisë dhe nënkryetarin, Majk Pens.
 
“Në 18 muajt e fundit, Komiteti e njohu detyrimin tonë të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurojmë dëshmi. Në mesin e konstatimeve më të turpshme të këtij komisoni, ishte se kryetari Tramp, është ulur në zyrë, duke i parë trazirat e dhunshme.”, - u shpreh zëvendëskryetarja e komitetit, Liz  Çejni.
 
Nesër, Komiteti në mesin e të cilëve ka dhe dy republikanë, duhet të publikojë propozim -raport për sulmin e 6 janarit të vitit 2021, ku humbën jetën 5 persona, ndërsa u regjistruan pothuajse 1000 vepra penale.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI