Kumanovë, Zjarri kaplon autobusin
21.12.2022 09:57
Është kapluar nga zjarri një autobus....

Është kapluar nga zjarri një autobus i cili ishte nisur nga stacioni i autobusëve në Kumanovë në drejtim të Shkupit.
Zjarri ka kapluar pjesën e sipërme të autobusit, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve dhe drejtuesit e autobusit, zjarri u fik shpejtë.
Udhëtarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime pasi janë larguar shpejtë nga autobusi. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
