Klubet bullgare në RMV-së raportojnë në komisionin parlamentar bullgar

21.12.2022 11:50

Përfaqësues të klubeve bullgare në Ohër...

Përfaqësues të klubeve bullgare në Ohër, Manastir dhe Prilep, kanë raportuar në komisionin e parlamentit bullgar për politika lidhur me bullgarët jashtë Bullgarisë.

Siç ka njoftuar televizioni nacional bullgar, ata janë ankuar për shkelje sistematike të së drejtës për deklarim të lirë dhe përcaktim etnik të popullsisë bullgare në Maqedoninë e Veriut, si dhe kanë kërkuar ndjekje serioze dhe ndihmë më aktive nga Bullgaria dhe euro-deputetët bullgar në Bruksel.

Kryetari i Komisionit parlamentar Kosotadin Kostadinov, në mbledhjen e 48 të Kuvendit bullgar i ka njoftuar me tekstin e letrës që e ka përgatitur ushtruesi i detyrës së kryeminstrit bullgar Galab Donev, me sqarim detal me problemin e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe me insistimin për takim.

Zëvendëskryetarja e komisionit Elisaveta Bellobradova ka deklaruar se do të përgatitet raport detal në këtë temë dhe do t’i dërgohet BE-së.

Njëherit, Bellobradova ka njoftuar se janë mbyllur shkollat bullgare në rajonet e okupuara nga Rusia në Ukrainë.