Kovaçevski dhe Petrovska: Buxheti për armatën 274.6 milion euro
Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska....

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kanë prezentuar buxhetin për vitin 2023 për armatën, i cili arrinë në 274, 6 milion euro.
Ky buxhet do të kontribuojë për zhvillimin dhe modernizimin e armatës në përputhje me standardet e një vendi anëtarë i NATO-s theksojnë nga ekzekutivi.
“Buxheti për mbrotje për vitin 2023 arrinë në 274,6 milion euro, që është për një të tretën më shumë se buxheti i vitit 2022. Njëherit është me rëndësi të theksojmë se një rritje e këtillë do të thotë se do ta realizojmë qëllimin e planifikuar që buxheti për mbrojtjen të jetë 2% nga bruto prodhimi vendor për vitin 2024, sipas standardeve të NATO-s. Një karakteristikë e rëndësishme për këtë buxhet është kujdesi për të punësuarit në armatë. Me rëndësi është stabiliteti i ushtarëve profesional, prandaj i kemi rritur të ardhurat e tyre. Këtë e bëjmë sepse jemi qeveri që kujdeset për njerëzit, për ata që janë shtylla e sistemit shtetëror dhe nga të cilët varet siguria e secilit prej nesh.”, - deklaroi Kryeministri, Kovaçevski.
“Armata e fuqishme, e pajisur dhe e modernizuar, e gatshme të përgjigjet në të gjitha sfidat, armatë në të cilën qytetarët mund të mbështeten dhe do të ndjehen të sigurt. Kjo është armata e Maqedonisë së Veriut sot. Këtë e kemi bërë të mundur me investime të vazhdueshme sepse kjo do të thotë investim në sigurinë tonë. Ndërsa, sa është e rëndësishme investimi në siguri më së miri dëshmon gjendja aktuale e sigurisë në hapësirën evropiane në Ukrainë, ku po zhvillohet luftë me mjete konvencionale, diçka që kemi menduar se bota e ka lënë në histori.”, - u shpreh ministrja e mbrojtjes, Petrovska.
